Embëlsirë me qershi

Ushqime

Embëlsirë me qershi

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 20:03
Embëlsirë me qershi

Përbërësit:
4 vezë
250 gr margarin
250 gr sheqer
250 gr miell
1/2 pluhur për pjekurina
1 sheqer vanile
700 gr qershi(ose vishnje)
Nevoitet edhe sheqer pluhur për dekorim.


Përgatitja:
Fillimisht pastrojmë qershitë nga bërthamat.
Pastaj rrahim të verdhat e vezëve me sheqer dhe sheqer vanile.I shtojmë margarinën e shkrirë.Shtojmë edhe miellin me pluhurin për pjekurina dhe perziejmë.Në fund shtojmë të bardhat e vezëve të rrahura në shkumë të fortë dhe përziejmë mirë me lugë.
Krejt në fund i shtojmë qershitë (te cilat fillimisht i rrotullojmë pak në miell)
Masën e qesim në tepsi të lyer me yndyrë dhe të përmillur.Pjekim në temperaturë 200*C rreth 30-40 minuta.
Kur të ftohet i qesim mbi sheqer pluhur.

Ju bëftë mire!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat