Gabimi që nuk duhet të bëni kurrë me patatet - Bota Sot
Gabimi që nuk duhet të bëni kurrë me patatet

Ushqime

Gabimi që nuk duhet të bëni kurrë me patatet

Më: 30 korrik 2017 Në ora: 07:32
Patatet

Patatet mund të jenë një ushqim i shijshëm që mund të përdoren për receta të panumërta. Për fat të keq, në disa raste mund të jenë fatale.

Maria Chelysheva, 8-vjeçarja nga Rusia, mbeti jetime në vitin 2014 për shkak të grumbullit të patateve të vjetra që familja e saj la të kalbet në bodrum. 

Kur babai i saj shkoi në bodrum për të marrë disa patate, ai nuk u kthye më.

Nëna e Marisë pastaj shkoi në bodrum për ta kërkuar, po as ajo nuk u kthye më. E njëjta gjë ndodhi me vëllain e Marisë, dhe më në fund me gjyshen e saj. 

Gjyshja e Marisë kishte kërkuar më parë fqinjët për ndihmë, por kur fqinjët arritën, gruaja ishte tashmë e vetme në bodrum dhe pësoi të njëjtin fat të tmerrshëm si pjesa tjetër e familjes, përveç Marisë.
Është e rëndësishme të mbani mend se patatet përmbajnë glikoalkaloide, një përbërje kimike që gjendet edhe në bimë helmuese. Ajo bën pataten, natyrisht toksike nën rrethanat e duhura, jo vetëm kur e hani, por edhe kur i thithni me ajërin kimikatet e saj.

Përqendrimi i glikoalkaloideve rritet kur patatet prishen, duke i bërë ato të lëshojnë gazra toksike të rrezikshme. 
Ekspozimi ndaj këtij kombinimi vdekjeprurës vrau familjen e Marisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat