Ushqimet që kanë veti të na bëjnë të hamë më pak, me pasojë të rrëzojmë peshën e tepërt

Ushqime

Ushqimet që kanë veti të na bëjnë të hamë më pak, me pasojë të rrëzojmë peshën e tepërt

Më: 1 gusht 2017 Në ora: 10:43
Ilustrim

Disa ushqime kanë veti të cilat na ndihmojnë të hamë më pak, ato ndikojnë pastaj në rënien në peshë. Këto ushqime nuk kushtojnë shumë dhe secili prej nesh mund t'i kemi në tavolinën tonë, mjafton të dimë t'i kombinojmë dhe t'i gatuajmë në formë të duhur.

Fasulet

Nje burim ekonomik i perqendruar i shume lendeve ushqyese se bashku. Ndihmon renien ne peshe ne shume menyra. E para, fasulet permbajne protein ate cilat na japin ndjesine e ngopjes pa e kzagjeruar me sasine e ushqimit. Se dyti, fasulet permbajne fibara bimore me shumice, te cilat qendrojne ne aparatin tretes me gjate dhe keshtu vonojne tranzitin e tij nga stomaku ne zorre dhe nga zorra e holle ne te trashen. Ne kete menyre, ndjehemi te ngopur me gjate. Per me teper, keto fibra marrin me vete nje sasi te vogel te kolesterolit duke mos e lejuar ate te kaloje ne gjak dhe nuk e lejojne sheqerin te rritet menjehere ne qarkullim.

Supat

Nje supe me baze lengun e mishit dhe perimet, e cila nuk i kalon 150 kalorite, nese konsumohet perpara dy vaktave kryesore ndihmon ndjeshem ne uljen e sasise se ushqimit qe konsumojme ne secilin prej vakteve. Kujdes, nese supat behen me sasi te tepruara gjalpi, me krem djathi apo pana, atehere kjo teori rrezohet!

Cokollata e zeze

Nese midis vakteve konsumoni 1-2 kuadrate te vegjel cokollate te zeze, keni shume shance qe te hani me pak ne vaktin e rradhes. Ky fakt u evidentua ne nje studim qe krahasoi sasine e picave te konsumuara ne vaktin qe pasoi konsumin e nje kuadrati cokollate te zeze me sasine e konsumuar pas nje kuadrati cokollate qumeshti. Diferenca ishte 20% me pak pice pas cokollates se zeze.

Perimet e fruluara – pure

Personat qe shtojne pure perimesh ne pjatat e tyre, konsumojne me pak nga zgjedhejt kalorike te pjates. Ky eshte nje zakon teper i shendetshem pasi perimet pure ofrojne kombinime shume te shendetshme te lendeve ushqyese, si karrote me patate, brokoli me spinaq etj.

Vezet dhe djathi

Vezet dhe djathi ne mengjes ofrojne nje sasi te konsiderueshme proteinash. Se bashku me kalciumin e djathit, proteinat ndihmojne metabolizmin, per me teper eshte vene re se nje mengjes i pasur ne proteina ndihmon ne kontrollin e vakteve ne vazhdimesi. Ky efekt mund te zgjase deri ne darke.

Frutat e thate

Arrat, bajamet, lajthite, kikirikat jane nje menyre e mire per te thyer urine ne mes vakteve. Te pasura ne proteina dhe yndyrna te pangopura, frutat e thate perbejne zgjedhje ideale ne midis vakteve kryesore. Per me teper, ata qe konsumojne fruta te thate cdo dite duket te kene jetegjatesi me te madhe.

Mollet

Mollet dhe frutat e plote, me gjithe lekuren e tyre perbejne nje zgjedhje ideale per kedo qe deshiron te rrezoje peshe. Kjo per dy arsye, e para sepse frutat me lekure ofrojne fibra te cilat rrisin volumin e ushqimit qe qendron ne stomak dhe se dyti, frutat i japin trurit tone sinjalin se ne organizem kane “mberritur” lende ushqyese te mira.

Kosi i shtepise

Kosi i bere ne shtepi pasi qumeshtit i eshte hequr pjesa e yndyres qe lundron ne siperfaqe, eshte nje nder ushqimet me te mira per shendetin dhe renien ne peshe. Nje studim i fundit i Harvardit e ka vertetuar kete fakt duke e vleresuar kosin si nje nder ushqimet me te preferuara te personave qe gezonin nje peshe te shendetshme.

Qitro

Nese ju konsumoni ½ qitro ose 1 kupe leng qitroje para cdo vakti, mundet te shihni rezultate konkrete ne peshen tuaj. Kjo mund te jete ne saje te efekteve nxitese ndaj metabolizmit, por kjo nuk eshte provuar ende me bindje.
Kujdes; qitro nuk duhet te konsumohet nese merrni mjekim me ilace per hollimin e gjakut apo per yndyrnat e larta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat