Ushqimet që ju shkatërrojnë buzëqeshjen! - Bota Sot
Ushqimet që ju shkatërrojnë buzëqeshjen!

Ushqime

Ushqimet që ju shkatërrojnë buzëqeshjen!

Më: 9 gusht 2017 Në ora: 14:39
Ilustrim

Mënyra jonë e të ushqyerit ndikon së tepërmi në jo vetëm në mirëqenien e organizmit, por edhe tek dhëmbët të cilët janë të parët që vihen në kontakt me ushqimin.

Që të keni gjithmonë dhëmbë të shëndetshëm dhe me shkëlqim duhet të dini se kujdesi i buzëqeshjes suaj kalon nga dieta e kujdesshme ushqimore. Konsumoni produkte ushqimore të cilat nuk janë tepër agresive me smaltin dhe mishrat e dhëmbëve apo që nuk lënë njolla të verdha. Ndiqni këshillat tona dhe shmangni ushqimet të cilat ju pengojnë të keni dhëmbë të bardhë!

Dhëmbë të shëndetshëm

Shëndeti ka rëndësi para së gjithash. Ushqimet me përmbajtje të lartë sheqernash si karamelet dhe ëmbëlsirat janë një ndër shkaqet kryesore të prishjes së dhëmbëve dhe konsumimit të smaltit. Mundohuni që të konsumoni frutat një herë në ditë, të cilat edhe pse të pasura me vitaminën C, kanë acide dhe sheqerna dhe mund të dëmtojnë smaltin dhe rrënjët. Bëni kujdes edhe me domaten e cila përmban acid citrik. Shmangni pijet energjike dhe ato me gas. Edhe birrën konsumojeni me masë sepse majaja e birrës sulmon smaltin dhe rrit rrezikun e dëmtimit të dhëmbëve duke shtuar ndjeshmërinë e tyre nga e ftohta.

Dhëmbë të bardhë

Një buzëqeshje shkëlqyese mund të shndërrohet nga e bardhë në të verdhë nëse nuk i kushtoni vëmendjen e merituar ushqimeve qe konsumoni. Kafeja dhe çajrat pa limit shkaktojnë zverdhjen e shtresës së jashtme të dhëmbit e cila është mjaft poroze. Edhe vera e kuqe, edhe pse është e pasur me antioksidantë ka veti të shkaktojë njolla të errëta tek dhëmbët, ashtu si uthulla, açetot dhe salca. Konsumoni me masë edhe ushqimet me ngjyrë të errët si manaferrat, boronicat dhe panxharin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat