Rrushi, frut i mrekullive për zemrën dhe tumoret

Ushqime

Rrushi, frut i mrekullive për zemrën dhe tumoret

Më: 28 gusht 2017 Në ora: 21:34
Rrushi

Rrushi ndahet në dy lloje kryesore: rrush për verë dhe rrush për tavolinë.

Rrushi i verës ka kokrra më të vogla dhe pothuajse pa hapësira mes tyre, ndërsa rrushi i tavolinës ka kokrra më të mëdha dhe hapësirë mes tyre.

Vetitë
Rrushi njihet për vetitë e tij, sidomos për lëkurën. Ai mund të aplikohet në rastet e herpesit. Përsa i përket vlerave ushqyese, është e rëndësishme të nënvizojmë se pjesën më të madhe, rrushi e ka te lëkura e tij. Ajo përmban nivele të larta polifenolësh dhe resveratrolësh, që kanë veti antioksiduese. Ky frut ndihmon edhe në rastet e kapsllëkut dhe problemeve që lidhen me qarkullimin e gjakut.

Rrushi është shumë i pasur me kripëra minerale si zinku, potasi, magnezi, hekuri dhe vitamina të grupit A, B dhe C. Është një frut që mund të konsumohet nga të gjithë, edhe nga ata që janë mbipeshë. Përjashtohen vetëm diabetikët, pasi përmban sheqer.

Në lëkurën e tij është zbuluar kohët e fundit një antioksidant që quhet resveratrol, që ndihmon qarkullimin e gjakut.

Rrushi i bën shumë mirë tre organeve: veshkave, mëlçisë dhe zorrës.Përsa i përket farave të rrushit, ato kanë veti antioksiduese, por nuk duhet t’i përdorin njerëzit që kanë probleme me kolitin.Ky frut përmban edhe flavonoide. Sa më e errët të jetë lëkura e tij, aq më shumë flavonoide përmban rrushi.

Vlerat ushqyese
100 gramë rrush përmbajnë 69 kilokalori. 80% e rrushit përbëhet nga uji, 17% nga sheqeri e më pas vijnë me radhë proteinat, aminoacidet, yndyrnat, mineralet dhe vitaminat, shkruan shije.al. Nga mineralet, më prezenti është potasi, i cili lë pas fosforin, kalciumin dhe magnezin. Mes vitaminave, dominuese është vitamina A. Pas saj vijnë B-ja, C-ja dhe K-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat