Vlorë/ Moti i keq pezullon lëvizjen detare

Vlora

Vlorë/ Moti i keq pezullon lëvizjen detare

Më: 23 prill 2019 Në ora: 09:21
Foto

Moti i përkeqësuar që ka përfshirë rajonin e jugut ka sjellë dhe pezullim të lëvizjes detare.

Era e fuqishme e cila ka nisur nga mbrëmja e djeshme me fuqi deri në 70 km/orë ka bërë që deti të ketë dallgë të mëdha deri në 9 ballë në rajonin e Italisë së jugut, dhe trageti i linjës Brindisi Vlorë nuk është nisur .

Situata e përkeqësuar më shumë është në Itali ,ndërsa në Vlorë ,parashikimet janë që nga mesdita të ketë erë të fuqishme duke shtuar dhe dallgët në det.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat