Vlorë/ Plagoset me thikë 61-vjeçari, vihet në pranga autori

Vlora

Vlorë/ Plagoset me thikë 61-vjeçari, vihet në pranga autori

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 06:13
Foto ilustrim

Një 61 vjeçar është plagosur me thikë mbrëmjen e së mërkurës në Vlorë. Në pranga ka rënë autori 43 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në lagjen “10 Korriku”, në ambientet e një lokali, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta. I plagosuri ndodhet në spitalin e Vlorës nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Vlorës, për veprime të mëtejshme hetimore.

Në kuadër të hetimit, është shoqëruar në komisariat dhe pronari i lokalit, ku ka ndodhur ngjarja.

Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat