Pankarta në mbështetje të Thaçit në stadiumin "Flamurtari": Vlora krenohet me ty! - Bota Sot
Pankarta në mbështetje të Thaçit në stadiumin "Flamurtari": Vlora krenohet me ty!

Vlora

Pankarta në mbështetje të Thaçit në stadiumin "Flamurtari": Vlora krenohet me ty!

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 18:00
Foto

Çështja e Hashim Thaçit zbarkon në stadiumet shqiptare. Sfida Flamurtari-Luftëtari në Vlorë, e programuar për  tu luajtur në orën 17:00 të pasdites ka nisur me 61 minuta vonesë.

Shkak janë bërë dy pankarta të vendosura në stadiumin "Flamurtari" në mbështetje të Presidenti të Kosovës i cili po përballet me aktakuza nga Prokuroria Speciale me seli në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Delegati i ndeshjes ka kërkuar heqjen e dy pankartave ku shkruhej: "Hashim Thaçi, Vlora krenohet me ty" dhe "Drenica, zemra e shqiptarisë".

Në fund është hequr pankarta për Hashim Thaçin dhe delegati ka lejuar nisjen e ndeshjes Flamurtari-Luftëtari.

Vetë administratori i klubit "Flamurtari",  zoti Idrizi nuk ka dashur që parullat të hiqen, por vendimi ka qenë i Federatës.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat