Draft për ripunësimin pas pandemisë, ministrja e Financave Anila Denaj në takim me bizneset në Vlorë

Vlora

Draft për ripunësimin pas pandemisë, ministrja e Financave Anila Denaj në takim me bizneset në Vlorë

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 17:24
Anila Denaj

Një draft po përgatitet për të ripunësuar individët e prekur nga situata e krijuar për shkak të koronavirusit. Nga Vlora, ku takoi përfaqësues të biznesit, Ministrja e Financave Anila Denaj tha se paketa do të jetë një gërshetim i dy skemave, ripunësimit dhe formalizimit të krahut të punës.Draft për ripunësimin pas pandemisë, ministrja e Financave Anila Denaj në takim me bizneset në Vlorë

Qeveria po përgatit një draft me në fokus ripunësimin e individëve të prekur pas situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Nga Vlora, ku takoi përfaqësues të bizneseve, ministrja e Financave Anila Denaj shpjegoi dhe sesi do të funksionojë kjo skemë.

"Jemi duke përgatitur një draft, vendim i Këshillit të Ministrave, që synon një gërshetim të dy skemave, një është skema e ripunësimit dhe tjera e formalizimit të krahut të punës, në secilën do të ketë kombinim të subvencionit për pagën apo sigurimet shoqërore për punonjësit për një periudhë kohe me kushtin që ju ta mbani për një periudhë më të gjatë në kohë.”

Pa dhënë detaje, Denaj tha se përpos garancive sovrane, qeveria po mendon të ofrojë dhe grante.

“Duam që të gjithë personat që punojnë në informalitet, të kenë mundësi të regjistrohen, duke pasur iniciativa për të formalizuar me këto skema, mendojmë se do të rrisim një numër më shumë në tregun e punës. Po mendojmë skema grantesh dhe garancish, kemi linçuar vetëm skemat e garancish aktualisht.

Skemat e granteve dhe garancish kërkojnë një mbështetje edhe nga donatorët. Mendojmë se këto skema në "Shqipërinë 2030" dhe planin e rimëkëmbjes 5 vjeçare do të gjejnë zbatim."

Deri më tani qeveria ka ofruar 2 garanci sovrane për punonjësit dhe bizneset, ndërsa mbetet ende e paqartë nëse do të ketë një paketë të tretë mbështetëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat