Viktima i shtrirë në trotuar, dalin pamjet nga krimi që tronditi vendin në mes të ditës

Vlora

Viktima i shtrirë në trotuar, dalin pamjet nga krimi që tronditi vendin në mes të ditës

Më: 3 mars 2021 Në ora: 15:24
Pamje nga vendi i ngjarjes

Vlora u trondit sërish nga krimi mesditën e sotme, pasi një person është vrarë me breshëri kallashnikovi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën Transballkanike në Vlorë dhe siç mund të shihet nga fotot, viktima ndodhet ende i shtrirë në trotuar.

Sipas informacioneve të para, ai është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një person i cili ka zbritur nga një makinë me xhama të zinj. Në këto momente viktima ka qenë duke ecur në trortuar.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat