Situata me zjarret në Vlorë sa vjen e rëndohet. Pas zjarreve në Karaburun, një vatër tjetër zjarri është aktivizuar pranë ish-depove të naftës në dalje të qytetit.
Siç shihet nga pamjet flakët po përhapen me shpejtësi të ndihmuara dhe nga era e fortë për po frynë në zonë.
Bimësi e ulët e shkurre janë ndjegur në këtë zonë dhe tymi ka mbuluar një pjesë të qytetit.
Ndërkohë vijon përhapja e flakëve dhe në Karaburun, por sot është aktivizuar një tjetër vatër në fshatin Gjorm.