Si paraqitet situata në portin e Vlorës, pas masave të reja anti-covid

Vlora

Si paraqitet situata në portin e Vlorës, pas masave të reja anti-covid

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 10:48

Masat e reja kundër koronavirusit që hynë në fuqi ditën e sotme janë implementuar mëngjesin e sotëm edhe në portin e Vlorës ku kanë hyrë 68 pasagjerë.

Mes pasagjerëve ka pasur shqiptarë por edhe italianë që vijnë me pushime apo studime.

Nga autoritetet e kufirit bëhet e ditur se në këtë ditë të parë të zbatimit të masave vetëm 4 shtetas shqiptarë rezidentë në Shqipëri nuk kanë qenë të pajisur me dokumentacionin e nevojshëm e si rrjedhojë kanë plotësuar formularin më të dhënat, për t’ju nënshtruar karantinimit.

Në portin e Vlorës kryhet vetëm matja e temperaturës dhe nuk ka teste të shpejta. Ndërsa, më herët, agjencitë kanë publikuar në strukturat e tyre në Itali rregullat e reja për të informuar qytetarët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat