Si skena filmash/ Policia arreston të riun në Vlorë, vajza pasagjere përleshet ashpër me efektivët

Vlora

Si skena filmash/ Policia arreston të riun në Vlorë, vajza pasagjere përleshet ashpër me efektivët

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 09:58
Pamje nga vendi i ngjarjes

Mbrëmjen e djeshme, Policia e Vlorës, ka qenë duke arrestuar një të ri, pasi më parë kishte bërë ndalimin e automjetit të tij në një nga zonat më të populluara të qytetit.

Por, duket se ndërhyrja e policisë nuk është pritur mirë nga e dashura e personit, të cilit po i vendoseshin prangat.

E reja ka kundërshtuar veprimin duke debatuar dhe më pas konfliktuar fizikisht me efektivët e policisë për mos t’i lejuar të kryejnë arrestimin.

Duket se tentativa ka qenë e kotë pasi i riu është arritur që të merret në komisariat nga efektivët. Dyshohet se shoqërimi i tij është bërë për shkak të shkeljeve të rënda të rregullave të qarkullimit rrugor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat