Dyshohet se u grabit mbrëmë në Lushnje, policia gjen “Benzin” e dyshimtë në Vlorë

Vlora

Dyshohet se u grabit mbrëmë në Lushnje, policia gjen “Benzin” e dyshimtë në Vlorë

Më: 10 tetor 2022 Në ora: 14:58
Foto ilustrim

Një automjet tip “Mercedez Benz” është gjetur i braktisur në Vlorë.

Burime për ABC bëjnë të ditur se ka dyshime të forta që makina e gjetur në Vlorë i përket rastit të ndodhur në Lushnje, ku në afërsi të zonës së quajtur “Pushimi i Shoferit” u grabit një automjet.

Makina raportohet se është gjetur në afërsi të lagjes 10 Korriku në qytetin e Vlorës.

Policia ka nisur verifikimet, për makinën e gjetur nëse bëhet fjalë për të njëjtën makinë që u grabit në Lushnje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat