“Det i tërbuar”, ja çfarë po ndodh në Vlorë

Vlora

“Det i tërbuar”, ja çfarë po ndodh në Vlorë

Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 12:54
Vlorë

Në momentin e fundit para imbarkimit, është pezulluar këtë të shtunë lundrimi i tragetit Vlorë- Brindizi.

Sipas Kapitenerisë së portit ka qenë njoftimi i autoritetit portual në Brindizi ai i cili ka pezullar këtë lundrim për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.

150 pasagjerët që do të lundronin drejt Brindizit janë kthyer sot deri në një njoftim të dytë nga kapiteneria e portit.

Kujtojmë se për shkak të përkeqësimit të kushteve autmosferike pezullim pati dhe për të gjitha linjat e tragetëve që do të udhëtonin këtë të shtunë nga Pori i Durrësit drejt Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat