Kërcënoi me thikë dy vajza në Vlorë, shpallet në kërkim 47-vjeçari

Vlora

Kërcënoi me thikë dy vajza në Vlorë, shpallet në kërkim 47-vjeçari

Më: 25 prill 2023 Në ora: 12:50
Foto ilustrim

Një 47 vjeçar është shpallur në kërkim pasi ka kanosur me thikë dy vajza në fshatin Peshkëpi të Vlorës, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë referuan materialet në Prokurori për D. M.

Gjithashtu po këta specialistë referuan materialet në Prokurori për vlerësim, për K. M., pasi dyshohet se firma që ky shtetas administron, ka marrë inerte (zhavorr), nga lumi Shushicë.

Sipas policisë nisur nga pamjet filmike të publikuara ditën e djeshme, në rrjete sociale, për rastin e dhunimit të një vajze nga nëna e saj, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Dhuna në familje”, në ngarkim të 29 vjeçares B. Ç., banuese në Borsh, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së saj të mitur.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

DVP Vlorë/ Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin D. M., 47 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me një mjet prerës (thikë) dy shtetase, në fshatin Peshkëpi, Vlorë. Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë, në bashkëpunim me shërbimet e IMT Tiranë, u referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, për shtetasin K. M., pasi dyshohet se firma që ky shtetas administron, ka marrë inerte (zhavorr), nga lumi Shushicë. — Nisur nga pamjet filmike të publikuara ditën e djeshme, në rrjete sociale, për rastin e dhunimit të një vajze nga nëna e saj, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Dhuna në familje”, në ngarkim të shtetases B. Ç., 29 vjeçe, banuese në Borsh, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së saj të mitur. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, sipas njoftimit të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat