Shi dhe mjegull e dendur në Vlorë

Vlora

Shi dhe mjegull e dendur në Vlorë

Më: 2 maj 2023 Në ora: 18:47
Foto ilustrim

Mjegull e dendur është shfaqur në disa prej fshatrave të Vlorës. Fshatrat turistike të bregut raportohet se janë totalisht të mbuluara nga mjegulla.

Kjo ka sjellë probleme në qarkullimin rrugor në aksin Vlorë-Llogora Himarë si dhe në rrugën e lumit të Vlorës.

Fshatrat si Llogora, Dhërmi, Tërbac, Vranisht, Kallarat, Kuc edhe Qeparo janë gjithashtu të mbuluara prej saj.

Policia rrugore bën apel për shpejtësi të reduktuar dhe për të patur kujdes në qarkullim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat