Reshjet shkaktojnë probleme edhe në Vlorë, përmbyten disa zona

Vlora

Reshjet shkaktojnë probleme edhe në Vlorë, përmbyten disa zona

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 18:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Kanë mjaftuar pak minuta reshje të dendura shiu që në qytetin e Vlorës shumë zona të gjenden nën pushtetin e ujit.

Zona si pranë stadiumit Flamurtari, në lagjen Pavarësia, por edhe në zonën e Skelës janë tashmë nën ujë.

Probleme ka patur edhe pranë zonës së Albano dhe Rominës por edhe në disa zona të tjera të qytetit.

Deri më tani nën ujë disa segmente rrugore duke vështirësuar qarkullimin për automjetet.

Për momentin nuk rrezikohen banesa apo biznese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat