Panik në plazhin e Vlorës/ Gjendet delfini i ngordhur me gjatësi 2.8 metra

Vlora

Panik në plazhin e Vlorës/ Gjendet delfini i ngordhur me gjatësi 2.8 metra

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 11:13
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një delfin rreth 500 kg është gjetur i ngordhur në breg të detit në afërsi të plazhit të Vjetër në Vlorë.

Delfini me gjatësi 2.8 m dhe me moshë 25-30 vjec i seksit mashkull dyshohet se ngordhja i ka ardhur si pasojë e helikave të mjeteve lundruese, të cilat e kanë dëmtuar në pjesën e pasme të trupit, ku duket qartë dhe shenjat e goditjes nga helikat.

Specialistët e zonave të mbrojtura kanë bërë matjet.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pushues të shumtë janë kuriozë duke bërë dhe foto delfinit të ngordhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat