Falën namazin pranë xhamisë së qytetit, besimtarët myslimanë në Vlorë urojnë njëri-tjetrin

Vlora

Falën namazin pranë xhamisë së qytetit, besimtarët myslimanë në Vlorë urojnë njëri-tjetrin

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 10:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Qindra besimtarë myslimanë si në të gjitha xhamitë e vendit që është kryer mëngjesin e sotëm riti i faljes së Namazit të Kurban Bajramit, edhe në qytetin e Vlorës besimtarët myslimane janë mbledhur përpara xhamisë në qendër te qytetit duke kryer ritualin dhe duke uruar njëri tjetrin në këtë ditë të shënuar.

Kjo ditë përfaqëson sakrificën e besimtarit mysliman dhe kthimin e saj nga Allahu në ndihmë për familjen e tij.

Faljen e Namazit në sheshin kryesor të qytetit e kreu myftiu Mirand Shehu uroj besimtarët për ditë të begata dhe mbarësi në familjet e tyre.

Besimtaret myslimane janë falur prej orëve te para te mëngjesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat