Vlora përfshihet sërish nga flakët

Vlora

Vlora përfshihet sërish nga flakët

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 12:33
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një vatër zjarri është regjistruar në fushën e mbetjeve në Vlorë.

Gazetari Elton Nika raporton se dy automjete zjarrfikëse ndodhen në zonë për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Kjo është e disata herë që fusha e mbetjeve përfshihët nga zjarri.

Hera e fundit që ra zjarr ishte në qershor, ku u dogj një sasi e konsiderueshme toke. Dyshohej se zjarri ishte i qëllimshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat