Porti i Vlorës, mbi 4 mijë udhëtarë dhe 976 automjete në fundjavë

Vlora

Porti i Vlorës, mbi 4 mijë udhëtarë dhe 976 automjete në fundjavë

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 16:27
Porti i Vlorës

Sezoni veror vazhdon të sjellë fluks të shtuar të udhëtarëve në Portin e  Vlorës.

“Vetëm këtë fundjavë kanë mbërritur 4077 udhëtarë, si dhe 976 automjete”, bën të ditur Porti i Vlorës.

Në fundjavën e 14-15 gusht në Portin e Vlorës hynë 10 003 udhëtarë dhe 2144 automjete. Ndërsa gjatë muajit korrik kanë hyrë 18.231 udhëtarë, 1396 më shumë se viti 2022 ose 8 % më shumë”.

Gjatë gjithë sezonit turistik autoritetet portuale po punojnë  me intensitet të lartë për përpunimin e udhëtarëve dhe automjeteve.

Mësohet se janë marrë të gjitha masat për t’i shërbyer sa më mirë fluksit të pasagjerëve, sidomos gjatë sezonit turistik.

Vlora gjithnjë e më shumë gjatë sezonit turistik kthehet në një nga destinacionet më të preferuara për vizitorët vendas dhe të huaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat