Helmimi i polakëve në Vlorë, policia informacion zyrtar

Vlora

Helmimi i polakëve në Vlorë, policia informacion zyrtar

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 21:28
Foto ilustrim

Policia ka informuar zyrtarisht mbi polakët të cilët janë paraqitur në spitalin e Vlorës me simptoma helmimi.

Sipas tyre bëhet fjalë për 41 shtetas.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:10, në spitalin e Vlorës, janë paraqitur për ndihmë mjekësore, me simptoma helmimi nga ushqimi, 41 shtetas polakë (turistë), të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Nga verifikimet paraprake rezulton se këta shtetas, gjatë ditës së sotme, kanë qenë me guidë, me anije turistike, në ishullin e Sazanit.

Grupi hetimor i ngritur për këtë rast, në bashkëpunim me specialistë të AKU-së dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e shkakut të helmimit të këtyre shtetasve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat