Merr flakë në ecje një automjet në Vlorë

Vlora

Merr flakë në ecje një automjet në Vlorë

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 20:25
Foto ilustrim

Një automjet është përfshirë nga flakët në ecje në aksin Orikum-Vlorë.

Dyshohet se zjarri në makinën në pronësi të një 48 vjeçari nga Tirana ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike në bateri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:25 në ByPass.

Nuk raportohet për persona të lënduar por vetëm për dëme materiale. Patrulla e policisë dhe zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat