Shpërthen në flakë automjeti, zbardhen dyshimet e para

Vlora

Shpërthen në flakë automjeti, zbardhen dyshimet e para

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 08:48
Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në baterinë e mjetit.

Një automjet ka marrë flakë në ecje e sipër në aksin rrugor Orikum-Vlorë. Fatmirësisht nga djegia e makinës nuk ka patur të lënduar pasi personat që ndodheshin në të kanë mundur të dalin në kohë nga mjeti.

Në bazë të informacioneve paraprake dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në baterinë e mjetit.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.

“Rreth orës 19:25, në aksin rrugor Orikum-Vlorë, në ByPass, ka marrë flakë në ecje automjeti  në pronësi të shtetasit S. N., 48 vjeç, banues në Tiranë.

Patrulla e Policisë dhe Zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje.

Nga zjarri nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale dhe paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike në baterinë e automjetit”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat