‘Blindohet’ Vlora, policia kontrolle në rrugët kryesore, në fokus eksponentë të krimit të organizuar

Vlora

‘Blindohet’ Vlora, policia kontrolle në rrugët kryesore, në fokus eksponentë të krimit të organizuar

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 23:03
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia Rrugore në Vlorë ka nisur kontrolle në akse në ndryshme në Vlorë.

Këtij aksioni i janë bashkuar edhe efektivë të Tiranës për të vijuar kontrollet. Efektivët janë pozicionuar në rrugët kryesore të qytetit, si edhe në rrugën e unazës së madhe.

Në sitë janë mjetet luksoze dhe ato me xhama të zi.

Fokusi i kontrolleve janë zbulimi i eksponentëve të krimit të organizuar, personat në kërkimit si edhe personat që mbajnë armë zjarri apo armë të ftohta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat