Ndërtimi i pallatit shkakton rrëshqitje të dherave, bllokohet rruga, në rrezik edhe disa banesa në Vlorë

Vlora

Ndërtimi i pallatit shkakton rrëshqitje të dherave, bllokohet rruga, në rrezik edhe disa banesa në Vlorë

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 16:52
Vlorë

Një masiv dheu ka rënë në zonën e ujit të ftohtë në Vlorë.

Ngjarja ka ndodh para dy ditësh në pjesën e kodrës në këtë zonë, ku ndërtimi i një pallati ka bërë që një pjesë e kodrës të shkëputet duke rënë në themelet e pallatit.

Masivi i dheut ka dëmtuar murin mbrojtës të betonit duke mbuluar themelet e pallatit. Policia e Vlorës ndodhet në këtë zonë, teksa ka njoftuar dhe policinë ndërtimore, për të parë edhe  lejen e ndërtimit të ndërtuesit të këtij pallati.

Ndërsa një banor i zonës së ujit të ftohtë, shprehet se nëse nuk merren masa urgjente reshjet e shiut do bëjnë qe masivi i kodrës të shkëputet i gjithi duke bllokuar rrugën apo rrezikuar dhe banesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat