Rindizet sërish zjarri tek fusha e mbetjeve urbane të qytetit të Vlorës

Vlora

Rindizet sërish zjarri tek fusha e mbetjeve urbane të qytetit të Vlorës

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 16:36
Foto nga vendi i ngjarjes

Është rindezur sërish zjarri tek fusha e mbetjeve urbane të qytetit të Vlorës.

Zjarri i ndihmuar dhe nga era po përhapet në një pjesë të kësaj fushe me shpejtësi.

Tre mjete zjarrfikëse janë duke punuar për shuarjen e flakëve, po ashtu dhe punonjës së bashkisë se Vlorës me mjete tip fadromë ndodhen në teren për izolimin e vatrës se zjarrit për te mos u përhapur.

Kujtojmë se jo më shume se një muaj kjo zonë e mbetjeve urbane u përfshi nga një zjarr i cili zgjati më shumë se 10 ditë duke krijuar jo pak probleme për banorët por dhe për pushuesit në Vlorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat