Vrasja në Vlorë, familjarët e viktimës ankohen për vonesat në morg

Vlora

Vrasja në Vlorë, familjarët e viktimës ankohen për vonesat në morg

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 08:37
Foto nga vendi i ngjarjes

Mbrëmjen e së shtunës në Vlorë, ka mbetur i vrarë 41-vjeçari Leartiad Lekaj.

Familjarët e viktimës kanë shkuar në morgun e spitalit Rajonal të Vlorës për të pritur mjekun ligjor dhe kishte vonesa.

Trupi ka qëndruar për më shumë se 4 orë në morg, deri rreth orës 1:30 të mëngjesit kur ishte raportimi i fundit i gazetares së Euronews Albania, Ebrieta Maçaj.

Nuk ka pasur më informacione për vonesat e mjekut ligjor apo se kur u tërhoq trupi, por familjarët ishin të gatshëm të shkonin ta merrnin vetë mjekun, mjafton që viktima të shkonte në shtëpi brenda 12 orësh.

“Po presim mjekoligjorin, kemi që në orën 10 këtu, asnjë përgjigje, vijnë e ikin. Do vij tani, do vij pastaj e nuk po vijnë. Na thonë që do vij nga çasti në çast, na gënjejnë. Kërkesa jonë është të vijë sa më shpejt mjekoligjori, brenda 12 orëve duhet të iki trupi në shtëpi. Kaq! Nuk e dimë nëse institucioni ka mjek ligjor, na kanë thënë do vijë nga Fieri.

Tani ne jemi në dispozicion të shkojmë ta marrim mjekoligjorin vet nëse shteti nuk e disponon, shkojmë ne e marrim, por brenda 12 orëve ne duhet ta marrim trupin ta çojmë në shtëpi. Kaq është kërkesa jonë,” – u shpreh një nga familjarët e Lekajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat