Zbardhen dëshmitë për atentatin ku u vra Laert Keka: Është qëlluar me breshëri kallashnikovi

Vlora

Zbardhen dëshmitë për atentatin ku u vra Laert Keka: Është qëlluar me breshëri kallashnikovi

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 14:44
Foto ilustrim

Të tjera detaje janë zbardhur nga vrasja e 41-vjeçarit Laert Keka mbrëmjen e djeshme në Vlorë. Burimet e policisë së Vlorës bëjnë me dije se ka shkuar në 30 numri i personave të pyetur në lidhje me këtë ngjarje.

Personat të cilët janë marrë në pyetje janë  familjarë, shokë, të viktimës të pyetur për konfliktet që ai ka pasur apo ngjarje të mëparshme.

Ata kanë deklaruar se në dijeninë e tyre, veç ngjarjes së vitit 2000 nuk kanë ditur më konflikte apo ngjarje që viktima të ketë pasur lidhje, ku viktima ka grabitur një kambist, të cilin më pas e kanë vrarë.

Rreth 10 personat që janë shoqëruar në komisariat kanë qenë kryesisht dëshmitarë okular të cilët kanë treguar ngjarjen e plotë. Sipas tyre makina Audi A6 me targa italiane, me xhama të zinj kishte në brendësi të saj dy persona, shoferin dhe qitësin.

Fillimisht në drejtim të viktimës është goditur kur ai ka qenë në lëvizje me motor dhe më pas ai ka lënë motorin duke ecur për 100 metra në këmbë ku ka nxjerr armën dhe është kundërpërgjigjur. Nga makina është goditur me breshëri kallashnikovi disa herë, edhe pse ai po largohej. Në fund qitësi ka dalë jashtë Audi A6 dhe është siguruar që e ka ekzekutuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat