U tha se ishte në anijen e tij, zbulohen detajet nga vdekja e 42-vjeçari gjerman në Vlorë, ndodhej në jahtin luksoz të sheikut të njohur

Vlora

U tha se ishte në anijen e tij, zbulohen detajet nga vdekja e 42-vjeçari gjerman në Vlorë, ndodhej në jahtin luksoz të sheikut të njohur

Më: 15 shtator 2023 Në ora: 10:49
Foto ilustrim

Pak ditë më parë, një shtetas gjerman mbërriti në spitalin e Vlorës i vdekur ku u fol se kishte ndërruar jetë në Jahtin e tij.

News24 zbulon ekskluzivisht se ai nuk ka qenë në Jahtin e tij por në atë të sheikut Abdullah bin Zayed Al Nahyan, me vlerë 450 milion euro, i cili është Ministri i Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite dhe djali i themeluesit të saj, Zayed bin Sultan Al Nahyan.

Ngjarja ndodhi ditën e diel kur jahti gjigant qëndroi në afërsi të Karaburunit për disa orë me radhë dhe tërhoqi vëmendjen e shumë plazhistëve.

Rreth drekës, një ambulancë është paraqitur në portin e Vlorës duke marrë trupin e të riut i cili kishte mbërritur pa jetë në spital. Nga vëzhgimi paraprak në spital, policia doli në konkluzionin që 42 vjeçari gjerman kishte ndërruar jetë si pasojë e një infarkti por më pas nuk dolën më të dhëna për shkakun e vdekjes.

Rreth orëve të mbrëmjes të së dielës, trupi u dërgua për në Tiranë ndërsa jahti u largua nga gjiri i Vlorës. Sipas burimeve nga porti i Vlorës, brenda në jaht hipi dhe një personazh i fuqishëm i politikës shqiptare për arsye që nuk dihen.

Nuk dihet nëse brenda jahtit ishte pronari i jahtit i cili është një ndër njerëzit më të pasur në botë, por ajo që u pa ishte fakti që qëndroi për disa orë pranë gjirit të Vlorës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat