Operacioni antidrogë/ Dalin para gjykatës 12 nga të arrestuarit në Vlorë

Vlora

Operacioni antidrogë/ Dalin para gjykatës 12 nga të arrestuarit në Vlorë

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 09:37
Foto ilustrim

Mbërrijnë në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë për masën e sigurisë 12 personat e parë nga të arrestuarit në qytetin bregdetar pas megaoperacionit antidrogë, të shtrirë në të gjithë vendin.

Eduart Ahmeti, Idlir Omeri, Bebeto Basha, Julian Shabani, Klajdi Muça, Ari Murtaj, Lisandro Murati, Gerand Nebiu, Jurgen Breshani janë disa nga të arrestuarit që pritet të njihen sot me masën e sigurisë.

Kujtojmë që vetëm në qytetin e Vlorës, në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan 69 persona.

Ndërsa në shkallë vendi, u arrestuan mbi 230 persona. 90 prej tyre janë kapur vetëm në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat