U kapën gjatë operacionit “Tempulli”, Gjykata e Vlorës lë në burg 10 të arrestuarit

Vlora

U kapën gjatë operacionit “Tempulli”, Gjykata e Vlorës lë në burg 10 të arrestuarit

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 13:14
Policia

Ditën e sotme është mbajtur seanca për të arrestuarit në kuadër të operacionit “Tempulli” në qarkun e Vlorës.

Avokati i 10 prej të arrestuarve, Edmond Dëma, tha për News24, se Gjykata e Vlorës vendosi masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për të 10 klientët e tij, pasi akuzohen për “Prodhim dhe tregtim të lëndëve narkotike”.

Sakaq ai tha se të arrestuarit kanë deklaruar se janë vetëm përdorues të lëndëve narkotike dhe jo kultivues apo tregtues.

“Për të 10 kërkesat e bërë në gjykatë u vendos vlerësimi i ndalimit dhe arrest me burg për të gjithë. Akuza është ‘prodhim dhe tregtim të lëndëve narkotike. Me do të zbatojmë ligjin. Të arrestuarit kanë pranuar vetëm faktin se janë përdorues dhe jo kultivues”, u shpreh avokati Edmond Dëma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat