Ç’po ndodh në gjykatën e Vlorës? Blindohet godina, ja arsyeja

Vlora

Ç’po ndodh në gjykatën e Vlorës? Blindohet godina, ja arsyeja

Më: 20 shtator 2023 Në ora: 10:02
Policia

Do të zhvillohet mesditën e së mërkurës seanca gjyqësore për bandën më të rrezikshme të qytetit të Vlorës. Gjykata e shkallës së parë është blinduar nga forca të shumta policie.

Personat e arrestuar dy ditë më parë në kuadër të aksionit “Obelisku” kanë mbërritur mëngjesin e së mërkurës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Gjyqtarja e kësaj çështje është Emirjana Dimo.

Por cilat janë vendimet që mund të merren?

Pritet të vendoset nëse do të lihet në fuqi ose jo arresti me burg për 6 shtetasit Satilno Basho, Mariglen Aliaj, Bruno Shehu, Mehmet Hoxhaj, Beraldo Xhindi dhe Kevin Metaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat