Përfshihet nga zjarri një pjesë e kodrës në Kuzum Baba në Vlorë, rrezikohen banesat

Vlora

Përfshihet nga zjarri një pjesë e kodrës në Kuzum Baba në Vlorë, rrezikohen banesat

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 23:32
Foto nga vendi i ngjarjes

Një vatër zjarri është ndezur ditën e sotme në Vlorë.

Mësohet se flakë ka marrë kodra në Kuzum Baba dhe për shkak të flakëve rrezikohen dhe disa banesa.

Dyshohet se zjarri në këtë kodër është i qëllimshëm, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar automjetet zjarrfikëse.

Gazetari Enrik Mehemti raporton për ‘BalkanWeb’ se zjarrfikësit janë duke punuar për shuarjen e flakëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat