Policia dhe FNSH kontrolle në Vlorë për automjete me xhama të zinj dhe persona që lëvizin me armë

Vlora

Policia dhe FNSH kontrolle në Vlorë për automjete me xhama të zinj dhe persona që lëvizin me armë

Më: 30 shtator 2023 Në ora: 19:20
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Vlorës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) po kryejnë kontrolle të imtësishme në hyrje të qytetit.

Gazetari i ABC News, Elton Nika raporton se në fokus të kontrolleve, janë automjetet me xhama të zinj.

Ndërkaq, kontrollet po kryhen edhe për persona të dyshimtë apo edhe që lëvizin me armë.

Deri në këto momente, konfirmohet se qëllimi mbetet kontrolli, ndërsa nuk ka ende info për të shoqëruar apo të ndaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat