Disa nga fakultetet e Vlorës në krizë! Pësojnë rënie të studentëve, infermieria më e kërkuar

Vlora

Disa nga fakultetet e Vlorës në krizë! Pësojnë rënie të studentëve, infermieria më e kërkuar

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 12:11
Foto ilustrim

Ka nisur viti i ri akademik edhe në Universitetin Ismail Qemali në Vlorë, ku pavarësisht mbarëvajtjes së procesit në aspektin profesional problemi më i madh dhe i vetëm është rënia e ndjeshme e numrit të studentëve në auditorë.

Fakulteti i Shkencave Humane ka qenë një nga pikat më të rrezikuara për mbyllje të degëve.

Për të dyja ciklet e studimit master dhe bachelor, të paktë janë studentët që janë regjistruar në këto degë të Mësuesisë, Sociologjisë apo edhe të Media-Komunikimit, e cila është një nga degët më të reja që FShH ofron. Degët e mësuesisë kanë rënie, programe të historisë, gjeografisë, pedagogjisë së specializuar. Por besojmë se programe si Media-komunikimi, Trashëgimia kulturore dhe Guida turistike do të funksionojnë.

Edhe pedagogia Edlira Çerkezi duke pranuar numrin në rënie të regjistrimeve kërkon që të ketë më shumë sensibilizim për këto programe të reja, të cilat kanë mundësi për gjetjen e tregut të punës.

Studentja e vitit të tretë Media-Komunikim, thotë se ndihet mirë në këtë program, ndërsa sipas saj edhe pse janë 22 studentë, jo të gjithë e frekuentojnë auditorin.

Ndërsa të tjerë studentë e shohin të ardhmen jashtë shtetit.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Fakultetin e Shkencave Natyrore ku edhe atje duket se ka një rënie të ndjeshme të numrit të studentëve të cilët do të ndjekin programet e studimit për këtë vit akademik. Lëndët Kimi, Fizikë, Matematikë dhe Gjuhë Italiane, nuk regjistrojnë ende asnjë student, ndërsa nga të dhënat paraprake nga rektorati mësohet se fakulteti më i kërkuar është ai i Shëndetit Publik.

Dega Infermieri me rreth 240 studentë të regjistruar dhe dega Mami me rreth 70 studentë të regjistruar.

Në fakultetin e Ekonomikut janë regjistruar 100 studentë dhe tek Shkencat Teknike 175 studentë. Gjithsesi sipas rektoratit regjistrimet janë të hapura edhe këtë javë  të nisjes së vitit të ri akademik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat