Aksion policor në Vlorë, raportohet për 15 të arrestuar

Vlora

Aksion policor në Vlorë, raportohet për 15 të arrestuar

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 08:09
Foto ilustrim

Policia e Vlorës në bashkëpunim me forcat speciale RENEA-n kanë zhvilluar një aksion në Vlorë.

Kontrollet janë zhvilluar në lagjen “Pavarësia” dhe raportohet për 15 të shoqëruar.

Brenda një mjeti tip Audi të blinduar është gjetur dhe një armë zjarri.

Ky është informacioni deri tani, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga policia.

Prej disa ditësh në qytetin bregdetar ka pasur kontrolle të shumta nga policia për persona në kërkim apo armëmbajtje pa leje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat