Vlorë, triporti i braktisur, peshkatarët: Jemi drejt rrënimit, gjithçka e bëjmë vetë

Vlora

Vlorë, triporti i braktisur, peshkatarët: Jemi drejt rrënimit, gjithçka e bëjmë vetë

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 14:57
Foto ilustrim

Prej vitit 1978 triporti në Vlorë, i njohur si porti i peshkimit, ka shumë vite që nuk njeh asnjë investim. Problem për peshkatarët që e kanë të lidhur jetën me këtë vend  mbetet mungesa e një kantieri për  riparimin e anijeve. Kapaciteti është për një flotë prej 80 peshkarexhash, pot sot funksionojnë vetëm 20 të tilla.

“Çdo gjë e përballojmë vetë, riparime, rrjeta, çdo gjë. Është profesion goxha i lodhshëm që nuk bëhet pa lekë në xhep.”

Po ashtu shumë anije të mbytura qëndrojnë në ujë, duke rrezikuar peshkarexhat e tjera.

“Janë disa anija të mbytura këtu që të bllokojnë, se as nuk futen as nuk dalin dot anijet e mëdha, ndërkohë kur ke për shkarkuar , të bllokohet puna.”

Problem për peshkatarët mbetet edhe çmimi i naftës.

“Nafta ka shkuar 1200 lekë, unë kam dhe anije dhe dyqan, janë shumë kosto.”

Ndërkohë pranë triportit prej një viti e gjysmë është ndërtuar një merkato, treg për magazinimin e peshkut, merkato e cila edhe pse u inaugurua rreth një viti e gjysmë më parë nuk është vënë asnjë ditë në punë.

“Nuk e dimë për çfarë rri ajo si hapësirë, ka nisur të zërë lagështi prapë, ndërkohë që ne na duhen hapësira magazinimi.”

Mosha mesatare e peshkatarëve është 60 vjeç e ata thonë se shumë pak të rinj kanë interes të ndjekin këtë profesion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat