Lokalit të saj në Tiranë iu vu tritol, zbardhet dëshmia e pronares, policia sekuestron kamerat e sigurisë

Vlora

Lokalit të saj në Tiranë iu vu tritol, zbardhet dëshmia e pronares, policia sekuestron kamerat e sigurisë

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 16:07
Policia

Një shpërthim tritoli ka ndodhur sot në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Në orët e para të ditës së sotme ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në pjesën e jashtme të lokalit në pronësi të një gruaje.

Gazetari Igli Çelmeta bën me dije për BalkanWeb se në dëshminë që pronarja ka dhënë për policinë, ka deklaruar se nuk ka pasur dhe as ka konflikte, duke  shtuar se nuk dyshon tek dikush për këtë ngjarje.

Sakaq policia ka sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat