“Pamjet e tmerrit ne Spitalin Psikiatrik të Vlorës përballë propagandës se Ramës”, denoncon Vasili: Kushtet çnjerëzore

Vlora

“Pamjet e tmerrit ne Spitalin Psikiatrik të Vlorës përballë propagandës se Ramës”, denoncon Vasili: Kushtet çnjerëzore

Më: 7 tetor 2023 Në ora: 13:56
Petrit Vasili

Pas publikimit të disa pamjeve në Spitalin Psikiatrik të Vlorës, vjen reagimi i nënkryetarit të Partisë së Lirisë, Petrit Vasili.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Vasili shkruan se pamjet e tmerrshme te Spitalit Psikiatrik ne Vlore te qytetit ku krye deputet për vite të tëra ka qenë vetë Edi Rama janë dëshmia se çfarë qeverie dhe kryeministri ka Shqipëria.

Postimi i plotë:

Pamjet e tmerrit ne Spitalin Psikiatrik te Vlores perballe propagandes se Rames!

‼️ Ju lutem shikoni keto pamje tronditese dhe çnjerezore te Spitalit Psikiatrik te Vlores.

Pamje qe i gjen vetem ne burgjet e tmerrshme te shteteve me te prapambetura afrikane.

Çdokush qe ka nje gram humanizem ne shpirt ndihet shume keq kur shikon ate realitet anti human.

E keni pare Edi Ramen te shkoje dhjetra here ne Vlore duke inauguruar shetitore, tendera grabitqare, gjoja porye e aeroporte, por kurre nuk u shqetesua per kete realitet te frikshem te ketij Spitali ne kushte kaq tronditese.

E keni pare te gjithe Edi Ramen se si vjen verdalle neper media si shites ambulant dhe reklamon pa u lodhur koncesionet ne mjeksi, qe grabisin qindra milion euro.

E keni pare Edi Ramen se si genjen ne cdo ekran me nje pale gershere te thyera ne dore per te justifikuar koncesionet ne shendetesi.

I keni pare ministra e deputete se si bejne pa fund selfie te lumtura neper spitale duke bere propagande si ne Korene e Veriut e duke brohoritur per bëmat e tyre ne shendetesi.

I keni pare elegjite dhe hartimet e peshtira plot genjeshtra per shendetesine te rilindasve ne parlament.

Keto fjalime te neveritshme rilindase nuk kursyen as Pandemine ndersa njerezit vdisnin dhe infektoheshin pa u dhene asnje ndihme, por hynin ne borxhe per te blere ilacet me te domosdoshme per Covidin se shteti nuk jepte asgje.

Pamjet e tmerrshme te Spitalit Psikiatrik ne Vlore te qytetit ku kryedeputet per vite te tera ka qene vete Edi Rama jane deshmia se çfare qeverie dhe kryeministri ka Shqiperia.

‼️Ju lutem serish shikoni me vemendje keto pamje dhe kujtojini sa here degjoni propaganden e Rames!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat