Aksident në Vlorë, 23-vjeçarja humb kontrollin e “Volkswagen” dhe merr para 6 makina

Vlora

Aksident në Vlorë, 23-vjeçarja humb kontrollin e “Volkswagen” dhe merr para 6 makina

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 14:36
Foto ilustrim

Një 23-vjeçare ka humbur kontrollin e makinës ditën e sotme në Vlorë dhe është përplasur me 6 automjete të parkuara.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:55, në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë.

Shtetasja H. M., 23 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë është përplasur me 6 automjete të parkuara, ku janë shkaktuar dëme materiale”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Shtetasja H. M, aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat