Vlorë/ U rrëzua nga shkëmbi, 78-vjeçari gjendet pa shenja jete në përrua

Vlora

Vlorë/ U rrëzua nga shkëmbi, 78-vjeçari gjendet pa shenja jete në përrua

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 13:18
Foto ilustrim

Një 78-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një përrua, në fshatin Trevllazër të Vlorës.

I moshuari, P. K., i cili dyshohet se ka humbur jetën pasi është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia e një shkëmbi, është gjetur nga familjarët,  rreth orës 10:15.

Ai vuante nga probleme të shëndetit mendor, ishte shpallur i humbur më datë 16.09.2023, pasi ishte larguar nga banesa.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat