Shpërthen bombola e gazit, përfshihet nga flakët banesa në Vlorë

Vlora

Shpërthen bombola e gazit, përfshihet nga flakët banesa në Vlorë

Më: 9 tetor 2023 Në ora: 16:43
Foto ilustrim

Një bombol gazi e lënë e hapur, është bërë shkak i një zjarri në një banesë në rrugën “Malo Beqari”, në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë.

Gazetari i ABC News, Elton Nika raporton se në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe policia.

Ndërkaq, është bërë i mundur shuraja e zjarrit.

Fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat