Vend grumbullimi i mbetjeve urbane të Vlorës në flakë, tymi drejt fshatit Nartë

Vlora

Vend grumbullimi i mbetjeve urbane të Vlorës në flakë, tymi drejt fshatit Nartë

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 08:29
Foto nga vendi i ngjarjes

Vend grumbullimi i mbetjeve urbane të qytetit të Vlorës është sërish në flakë.

Era e fortë që vijon prej më shumë se 24 orë ka rindezur vatrat e zjarrit duke krijuar një situatë të rënduar nga tymi toksik i cili çlirohet në ajër.

Forca të zjarrëfikseve ndodhen në zonë për izolimin e flakëve por era e fortë rindez sërish zjarrin i cili është pothuajse në të gjithë këtë zonë.

Era që fryn nga jug- lindja tymin që çlirohet nga zjarri e çon në drejtim të fshatit Nartë .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat