Zjarr në një masiv me ullinj dhe bimësi në fshatin Babicë të Vlorës

Vlora

Zjarr në një masiv me ullinj dhe bimësi në fshatin Babicë të Vlorës

Më: 22 tetor 2023 Në ora: 19:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Një hapësirë me shkurre, ullinj si dhe bimësi të zonës janë përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të diele në rrugën nacionale që të çon për në fshatin Babicë të Vlorës.

Zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm i vendosur nga banorët në zonë. Forcat zjarrfikës kanë shkuar në kohë dhe po luftojnë me flakët.

Vështirësia rritet për shkak të motit të keq dhe erës së fortë e cila favorizon flakët.

Zjarri që ka shpërthyer është shumë larg zonave të banuara. Flakët rrezikojnë të përhapen duke djegur më tej hapësirat me ullishte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat