Zjarret në fushat e mbetjeve urbane në Vlorë, banorët detyrohen të flenë e të zgjohen mes tymit toksik

Vlora

Zjarret në fushat e mbetjeve urbane në Vlorë, banorët detyrohen të flenë e të zgjohen mes tymit toksik

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 15:53
Vlorë

Retë e tymit toksik vazhdojnë të çlirohen nga fusha e mbetjeve urbane të Vlorës, duke krijuar jo pak shqetësime për banorët e qytetit.

Zjarret digjen që prej së premtes në mbrëmje, duke detyruar banorët e lagjes 24 maji të flenë e të zgjohen mes tymit.

“Kjo është një situatë e përsëritur sa herë fushës së mbetjeve i vihet zjarri pasi sipas tyre zjarri është tërësisht i qëllimshëm. Detyrohemi të qëndrojnë me dritare të mbyllura”, shprehen banorët.

Disa familje i kanë dërguar fëmijët te gjyshërit në lagje të tjera të Vlorës për t’i mbajtur larg tymit që ata thonë se të sëmur.  Por ende ka të mitur që dalin me vrap nga mësimi për t’u mbyllur në shtëpi nga frika e tymit.

Prej vitesh banorët e kësaj zone në Vlorë bashkëjetojnë me zjarret në fushën e mbetjeve urbane dhe tymi tashmë u është bërë rutinë. Flakët ndizen qëllimisht dhe nuk është e lehtë të fiken duke vazhduar me ditë të tëra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat