Kërcënoi gazetaren për shkak të punës, vihet nën hetim një 57-vjeçar në Vlorë

Vlora

Kërcënoi gazetaren për shkak të punës, vihet nën hetim një 57-vjeçar në Vlorë

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 23:25
Foto ilustrim

 Një 57-vjeçar është vënë në hetim nga policia e Vlorës, pasi ka kanosur me fjalë nëpërmjet telefonit, për shkak të një lajmi, gazetaren Afrovita Hysaj.

Lajmi i publikuar prej saj kishte të bënte me rastin e 26-vjeçares nga qyteti i Vlorës, e cila dyshohet se është nxitur të përdorte lëndë narkotike nga disa shtetas, 3 prej të cilëve më pas dyshohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Autoritete ligjzbatuese kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe kanosjen e bërë nga gazetarja.

Për këtë ngjarje janë arrestuar dy persona si të dyshuar, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat