Buka nxirret nga mbeturinat! Në Vlorë, punëtorët e landfillit që po helmon qytetin

Vlora

Buka nxirret nga mbeturinat! Në Vlorë, punëtorët e landfillit që po helmon qytetin

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 20:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Një vend grumbullimi i mbetjeve urbane të qytetit të Vlorës prej kohësh është kthyer në një zonë të rrezikshme për banorët e lagjes 24 Maji, si dhe për banorët e fshatit Nartë.

Tymi toksik kancerogjen si re, qëndron në ajër prej shumë kohësh, duke bërë që banorët të mbyllin dritare dhe dyer, por shpesh herë edhe duke u larguar nga banesat.

Por tek kjo fushë mbetjesh ka dhe shumë banorë që hynë mes tymit dhe zjarrit për të mbledhur hekurishte apo dhe kanaçe.

Ata banorë “punëtorë” i largohen kamerave, për t’u mos u përballur, hyjnë në thellësi të mbetjeve, aty ku dendësia e tymit të mbyt.

Por ka dhe nga ata që tregojnë realitetin e tyre.

Punojmë këtu për t’u ushqyer, dhe çdo ditë ka tym dhe zjarr, asnjëherë nuk është shuar zjarri. Dita e punës për një banor që mbledh kanaçe dhe plastika shkon deri në 20 mije lekë të vjetra. Dhe në këtë zonë çdo ditë punojnë me dhjetëra banorë”, tha një banor. 

Fusha e mbetjeve urbane të qytetit të Vlorës prej shumë kohësh vijon të çlirojë tym toksik, edhe pse punohet për të minimizuar flakët dhe tymin ajo sërish krijon probleme serioze për banorët dhe punëtorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat