Vatrat e zjarrit në fushën e mbetjeve në Vlorë ende të pafikura, tymi “pushton” Karaburun-Sazanin

Vlora

Vatrat e zjarrit në fushën e mbetjeve në Vlorë ende të pafikura, tymi “pushton” Karaburun-Sazanin

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 10:21
Foto nga vendi i ngjarjes

Shumë ditë pas zjarrit masiv në fushën e mbetjeve në Vlorë, vatrat e zjarrit të pafikura vijojnë të prodhojnë tym.

Ndërkohë këtë të hënë tymi nuk ka kursyer deri zonën mbi Sazan e Zvërnec. Era që fryn nga lindja në perëndim ka bërë që tymi të pushtojë e të qëndrojë si re mbi gjithë parkun detar Sazan Karaburun.

Pamja dhe një prezantim i parë për të gjithë ata që lundrojnë me anijet turistike.

Ndërkohë banorët e lagjes 24 Maji shpesh herë kanë ngritur shqetësimin për këtë situatë. Zjarret digjen që prej së premtes së kaluar, duke detyruar banorët e lagjes të zgjohen mes tymit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat